17/03/2010
MOSKE, Rusi -- Vendosja e mundshme e elementëve të mburojës së mbrojtjes raketore të SHBA nuk është diskutuar nga parlamenti apo nga qeveria në Sofje, tha të martën (16 mars) kryetarja e parlamentit bullgar Tsetska Tsaçeva në një takim në Moskë me kryetarin e Dumës Shtetërore Boris Grizlov. Ajo shtoi se vendosja e mundshme e elementëve të tillë është vetëm një ide e NATO, që i është treguar medias nga zyrtarët e SHBA. "Duma Shtetërore nuk do të ratifikojë një traktat të ardhshëm të çarmatimit bërthamor me SHBA nëse nuk përfshin lidhjet me çështjet e mbrojtjes nga raketat," paralajmëroi Grizlov. (BNR, 24 Chasa, BNT, AFP - 16/03/10)