Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Ministrat e financave të BE gati për të ndihmuar Greqinë në kohën e duhur

17/03/2010

BRUKSEL, Belgjikë / BUDAPEST, Hungari / ATHINE, Greqi -- Ministrat e financave të BE nuk mendojnë se ka ardhur momenti për t'i ofruar ndihmë financiare Greqisë, tha të martën (16 mars) pas një takimi të ministrave në Bruksel Ministrja e Financave e Spanjës Elena Salgado, vendi i së cilës mban presidencën me rotacion të BE. Ajo shtoi se ata kanë rënë dakord mbi një mekanizëm për të ndihmuar Greqinë në afatin e shkurtër, nëse një ndihmë e tillë është e nevojshme. Sipas burimeve në Bruksel, debati kryesor në BE tani është se kur do të vijë momenti i dhënies së parave Greqisë. Vetë qeveria greke ka përsëritur në një numër rastesh se nuk dëshiron para, por mbështetje për masat e saj të shtrëngesës. Komisioneri i Çështjeve Ekonomike dhe Monetare të BE Olli Rehn tha të martën se Greqia duhet të dërgojë deri nga mesi i majit planin e saj të shanseve të buxhetit për periudhën deri më 2012. Ai shtoi se Komisioni Europian do të diskutojë të mërkurën mbi një afat për futjen e masave kundër krizës në Greqi më 2010.

Më vete, policia u përlesh me demonstruesit në qendër të Athinës të martën vonë në një takim të punonjësve civilë. Policisë së posatçme iu desh të përdorë granata tronditëse për të shpërndarë turmën që hodhi gurë ndaj policëve pranë ndërtesës së parlamentit. Demonstrata u ndoq nga rreth 2,000 vetë. Një takim i ngjashëm u zhvillua në Selanik. Atje nuk pati njoftime për incidentë. (Canadian Press, ITAR-TASS, AP, Reuters - 16/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes