17/03/2010
TIMISHOARE, Rumani -- Një aeroplan i linjës ajrore me buxhet të ulët WizzAir që fluturoi për në Londër nga qyteti i Timishoarës në perëndim, u kthye në aeroport të martën herët pas një frike bombe. Të 165 pasagjerët në bord u evakuan shëndoshë e mirë dhe forcat e sigurisë kontrolluan aeroplanin. Frika erdhi 15 minuta pasi aeroplani u ngrit, kur u morr një telefonatë anonime që kërcënoi për një bombë në bordin e aeroplanit. (Mediafax, AFP, Independent - 17/03/10)