17/03/2010
BUKURESHT, Rumani -- Partia Social Demokratike (PSD), partia më e madhe e opozitës, paraqiti të martën një votë mosbesimi kundër Ministrit të Punës Mihai Seitan. Argumentet janë të lidhur me politikat jo të admiruara të kryesuar nga ministria, të tilla si kufizimi i pagave në sektorin publik dhe planet e saj për të bërë të njëjtën gjë për pensionet. Të dy masat kanë krijuar mospëlqim të gjërë publik. Mocioni duhet të shqyrtohen nga parlamenti, me një debat që ka të ngjarë të vijë të premten, ndërsa vetë votimi pritet në fillim të javës së ardhshme. (Evenimentul Zilei - 17/03/10; Realitatea, Adevarul, Hotnews.ro - 16/03/10)