Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Udhëheqësit qipriotë grekë dhe turq diskutojnë mbi çështjet e BE

17/03/2010

NIKOZIA, Qipro -- Presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe udhëheqësi qipriot turk Mehmet Ali Talat diskutuan të martën (16 mars) mbi çështjet e BE në një takim si pjesë e bisedimeve të intensifikuara në vazhdim mbi ribashkimin e ishullit të ndarë. Bisedimet pritet të ndërpriten për zgjedhjet në pjesën qipriote turke më 18 prill. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun, i cili bisedoi me këshilltarin e posatçëm të tij Aleksander Dovner në telefon, u tha gazetarëve në Nju Jork se ishte "shumë e rëndësishme" që të dy udhëheqësit të vazhdojnë bisedimet megjithë fushatën zgjedhore në veri. "Shpresojmë se nëse dy udhëheqësit mund të lëshojnë ndonjë deklaratë të përbashkët mbi marrëveshjen që ata kanë bërë, kjo është shpresa ime e sinqertë. I kam kërkuar Z. Dovner që të bëjë më të mirën e tij për të lehtësuar bërjen e përparimit," tha Ban. Dovner njoftoi se takimi i ardhshëm midis Talat dhe Kristofias do të jetë më 30 mars. (Famagusta Gazette - 17/03/10; UN news centre - 16/03/10))

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes