Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Xhankov i Bullgarisë thotë se nuk ka rritje në kontributet e sigurimeve shëndetësore

16/03/2010

SOFJE, Bullgari -- Ministri i finanacave Simeon Xhankov konfirmoi të hënën (15 mars) se qeveria ka hequr dorë nga ideja e rritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Në vend të kësaj, ajo do të mbështesë një alternativë, sipas së cilës shteti nuk do të mbulojë më kontributet sociale e shëndetësore për punonjësit civilë duke filluar nga 1 prilli. Masa pritet të shkurtojë shpenzimet me rreth 70 milion euro të cilat do të shkojnë drejt buxhetit të kujdesit shëndetësor. Xhankov shtoi se personalisht është kundër përdorimit pjesor të të rezervës së fondit të sigurimit shëndfetësor për të ofruar më shumë burime për kujdesin shëndetësor, duke thënë se ai do t'i shtohet deficitit të buxhetit. (Standart, bTV, Darik - 15/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes