16/03/2010
SHKUP, Maqedoni -- Një takim vjetor i drejtorëve të administratave doganore u hap të hënën (15 mars) në qytetin e Ohrit. Konferenca u organizua nga administrata maqedonase e doganave, nën patronazhin e Organizatës Botërore të Doganave (WCO). I pranishëm ishte sekretari i përgjithshëm i WCO Kunio Mikurija dhe shefat e doganave të 52 vendeve në Evropë dhe Azi. (MIA, Makfax, MRT - 15/03/10)