16/03/2010
VIENË, Austri -- Presidenti Heinz Fisher tha të hënën (15 mars) se Kroacia mund të përfundonte bisedimet e saj të pranimit me bE deri nga fundi i këtij viti dhe të bashkohet me bllokun në 2012. Pas bisedimeve me homologun e tij vizitues kroat Ivo Josipoviç, Fisher theksoi se ky skenar do të ishte i mirë si për rajonin dhe për BE. Josipoviç falenderoi Austrinë për mbështetjen e saj dhe u zotua se Zagrebi do të zbatojë reformat e kërkuara nga BE veçanërisht ato të lidhura me gjyqësorin dhe administratën publike. (HINA, Vjesnik, Vecernji List - 15/03/10)