16/03/2010
BEOGRAD, Serbi -- Gjykata e Lartë dënoi dy ish ushtarë serbë kroatë të hënën (15 mars) për krime të luftës kundër civilëve gjatë luftës së 1991-1995në Kroaci. Pane Bulat u dënua me 15 vjet burg dhe Rade Vranesheviç mori 12 vjet për vrasjen e pesë grave dhe të një burri në Banski Kovaçevaç në 1992. (Beta, RTS, B92, AP - 15/03/10)