16/03/2010
ZAGREB, Kroaci -- Serbi Bojan Guduriç u vetëshpall jo fajtor të hënën (15 mars) ndaj akuzave për vrasjen e botuesit dhe gazetarit të shquar kroat Ivo Pukaniç në tetor 2008. Guduriç është akuzuar bashkë me katër të dyshuar të tjerë. Pukaniç, bashkëpronar dhe kryeredaktor i së përjavëshmes Nacional u vra në një bombë makine në qendër të Zagrebit së bashku me drejtorin e marketingut të gazetës Niko Franjiç. Guduriç e bëri vetëdeklarimin në gjykatën e distriktit të Zagrebit. (HRT, Beta, RTS - 15/03/10)