16/03/2010
BRUKSEL, Belgjikë -- Ministrat e financave të BE u takuan në Bruksel të martën (16 mars) për të diskutuar situatën në Greqi, zyrtarët e së cilës do të paraqesin një plan të hollësishëm të masave për të luftuar krizën financiare. Vonë të hënën, ministrat e financave të Eurogrupit diskutuan gjithashtu situatën. Kryetari Zhan-Klod Junker tha më pas vetëm se një marrëveshje qe arritur mbi një paketë të mundëshme ndihme për Greqinë por refuzoi të japë hollësira. Junker nuk do të kopmentonte gjithashtu mbi raportet se BE do t'i jepte Greqisë deri në 25 miliard euro në ndihmë. Ministri austriak i financave Josef Proll tha se kushtet teknike janë në vend, kështu që Greqia mund të përftojë ndihmë në çdo moment ndonse Athina nuk ka kërkuar ende një të tillë.
Ndërkohë, ADEDY, sindikata që përfaqëson punonjësit civilë në Greqi, njoftoi të hënën plane për një tjetër grevë 24-orëshe, këtë muaj apo tjetrin, për të protestuar ndaj planeve shtrënguese të qeverisë. Një tubim është planifikuar për të martën në Athinë. (Ta Nea - 16/03/10; BBC, Xinhua, Reuters, DPA, ITAR-TASS - 15/03/10)