16/03/2010
NIKOSIA, Qipro -- I dërguari i OKB në Qipro Aleksander Dovner kundërshtoi hamendësimet e medias të hënën (15 mars) rreth një konference të ardhëshme mbi Qipron. Sipas raporteve, takimi do të diskutonte Traktatin e Garantëve të 1960 i cili rregulloi statusin e Qipros së pavarur dhe bëri Britaninë, Greqinë dhe Turqinë garantë të pavarësisë, integritetit territorial dhe sigurimit të ishullit. Përfaqësuesit e komuniteteve greke e turke në ishull nga sa thuhet kanë planifikuar gjithashtu të marrin pjesë. Dovner tha se ai nuk ka lëshuar kurrë ftesa të tilla dhe theksoi se çështja e sigurisë dhe garantëve do të zgjidhet në bisedime të drejtpërdrejta midis krerëve të komuniteteve greke e turke qipriote. Presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat do të mbajnë të martën një tjetër prej bisedimeve të tyre të drejtpërdrejta në vazhdim. (iKypros - 16/03/10; Phileleftheros, UN News Centre - 15/03/10)