16/03/2010
ANKARA, Turqi -- Ministri i jashtëm Ahmet Davutoglu i kërkoi të hënën (15 mars) BE t'u japë fund kërkesave për viza për shtetasit turq. Kërkesa erdhi gjatë një takimi me komisionerin e zgjerimit të BE Stefan Fuele që po vizitonte Ankaranë për herë të parë që nga zgjedhja në detyrë. BE hoqi në dhjetor kërkesat për viza për tre vende: Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Fuele tha se Turqia duhet së pari të përmbushë dy kushte: të standardizojë pasaportat për t'i bërë ato të përputhëshme me sistemin e BE dhe të rritë bashkëpunimin në parandalimin e imigracionit ilegal në vendet e BE nga Turqia. Fuele dhe Davutoglu diskutuan gjithashtu hapjen e hapësirës ajrore dhe porteve për anijet dhe avionët qipriotë dhe protokolle të tjera për të normalizuar marrëdhëniet me Qipron, një masë që është vendimtare për përparimin e ofertës së Turqisë për në BE. Ankaraja nuk ka qejf ta bëjë këtë deri sa BE t'i japë fund izolimit ekonomik të turqve qipriotë. (Zaman - 16/03/10; AFP, Hurriyet, Anadolu news agency - 15/03/10)