15/03/2010
SOFJE, Bullgari -- Media vendase njoftoi të dielën (14 mars) se Kryeministri Bojko Borisov po largohet nga një propozimi për të rritur kontributet ndaj sigurimeve shëndetësore me 2% deri në 10%, duke shqyrtuar, në vend të kësaj, një plan alternativ për të nxitur financimin për sistemin e kujdesit shëndetësor. Opsioni i ri është që qeveria të ndërpresë pagesën për kontributetet e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor të punonjësve civilë duke filluar nga prilli. Sipas gazetës Sega, rreth 150,000 punonjës të sektorit publik do të preken nga masa që do të shkurtojë shpenzimet e buxhetit me rreth 70 milionë euro. (Sega, Dnevnik - 14/03/10)