15/03/2010
PRISHTINE, Kosovë -- Kryebashkiaku i Strepçes Bratisllav Nikoliç tha të dielën (14 mars) se nuk do të ndryshojë politikat e tij, pavarësisht nga të shtënat e qëlluara kundër shtëpisë së tij nga njerëz të armatosur. "Ky veprim është kryer nga njerëz që nuk përkrahin ide të mira, por duan të trembin njerëzit që bëjnë një punë të mirë," tha Nikoliç, një ditë pas incidentit. Nuk pati njoftime për të plagosur ose dëme. Policia arrestoi dy të dyshuar. Nikoliç u zgjodh në zgjedhjet bashkiake të nëntorit 2009 si një kandidat për Partinë Liberale Serbe. Deri tani ai ka shpërfillur strukturat paralele serbe që kanë qenë aktive në qytetin e vogël gjatë dhjetë viteve të kaluar. (Zeri, RTK - 15/03/10; Kohavision, Telegrafi - 13/03/10)