15/03/2010
BELGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç përsëriti të dielën (14 mars) se Serbia do të marrë pjesë në të gjithë takimet rajonalë në të cilat Kosova merr pjesë, për sa kohë që ajo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Duke folur me gazetarë pas bisedimeve me homologun hungarez të tij Lazslo Solyom në Novi Sad, Tadiç tha se kjo do të zbatohet për një forum të ardhshëm të BE-Ballkan në Slloveni. Zyra e tij tha të dielën se pjesëmarrja e Serbisë në forum është ende e paqartë për shkak të përfaqësimit të Kosovës. Sa për marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Serbisë, si Tadiç, ashtu edhe Solyom thanë se gjithshka ishte mirë. Solyom tha se pakica hungareze në Vojvodinë po kontribuon ndaj përpjekjeve të Serbisë për integrimin në BE dhe se Budapesti do të bëjë gjithshka që mundet për të ndihmuar Serbinë që të bashkohet me bllokun. (Beta, RTS - 14/03/10)