15/03/2010
PODGORICE, Mali i Zi -- Qeveria e Republikës Sërnska (RS) ka në plan që të propozojë vendosjen e marrëdhënieve të posatçme me Podgoricën, tha Kryeministri i RS Milorad Dodik në një intervistë me të përditshmen me qendër në Podgoricë, Dan të shtunën (13 mars). Dodik tha se së shpejti do të vijë një ofertë zyrtare për të forcuar lidhjet. RS ka nënshkruar tashmë një marrëdhënie të posatçme me Serbinë. Dodik kritikoi një rezolutë që parlamenti i Serbisë pritet të miratojë së shpejti, rezolutë e cila dënon krimet e luftës të kryera në Srebrenicë më 1995. Dodik tha se kjo është e papranueshme për RS, veçanërisht duke vënë në dukje se një rezolutë e tillë nuk duhej të përfshijë fjalën genocid. (Dan, Cafemontenegro, Fena - 13/03/10)