15/03/2010
ZAGREB, Kroaci -- Policia ka arrestuar një serb etnik të dyshuar për krime të luftës të kryera gjatë konfliktit të 1991-1995, njoftoi media të dielën (14 mars). Nikolai Kovaçeviç, 60 vjeç, u ndalua të shtunën në kufirin me Bosnjë dhe Herzegovinën. Ai kërkohet nga Zagrebi në lidhje me vrasjen e së paku 56 civilëve kroatë më 1991. Kovaçeviç ka jetuar në Serbi gjatë 15 viteve të fundit. (Jutarnji List, FoNet, AFP - 14/03/10)