Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Serbia do të pranojë ekstradimin e Ganiç në BiH

15/03/2010

BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç Tha të dielën (14 mars) se Serbia nuk do të kundërshtojë ekstradimin e ish-anëtari të presidencës së Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH) Ejup Ganiç në Sarajevë, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme është që Ganiç të dalë në gjyq. Gjatë një ceremonie që shënonte 20 vjetorin e Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Tadiç tha se të gjithë ata që dyshohen për krime lufte duhet të përballen me drejtësinë. Ganiç u arrestua më 1 mars në Aeroportin Hithrou të Londrës mbështetur në një urdhër arrestimit të lëshuar nga Beogradi. Ai u lirua më pas me dorëzënie, në pritje të një seance të ekstradimit. Serbia kërkon t'a ndjekë penalisht Ganiç në lidhje me një sulm të majit 1992 në Sarajevë kundër një kolone të Ushtrisë Kombëtare Jugosllave, që la më shumë se 40 ushtarë të vrarë. BiH gjithashtu ka kërkuar ekstradimin e tij. (RTS, Tanjug, Fena, Dnevni Avaz, RTRS - 14/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes