15/03/2010
ANKARA, Turqi -- Një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos në një përleshje me anëtarët e Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) terroriste në juglindje të Turqisë (14 mars). Incidenti ndodhi në provincën Hakari, pranë kufirit me Irakun dhe Iranin, kur një grup rebelësh sulmuan një kolonë ushtarake. (Yeni Safak, Vatan - 15/03/10; Reuters, Hurriyet, Worldbulletin, Anadolu news agency - 14/03/10)