15/03/2010
ANKARA, Turqi -- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ilker Bashbug mohoi të dielën (14 mars) spekullimet e medias se komandantët e ushtrisë kanë kërcënuar të largohen në numër të madh. Njoftimet u shfaqën pasi dhjetra oficerë u arrestuan në fund të shkurtit, të dyshuar për komplotimin e një grushti shteti më 2003, të njohur si "Vareja". (Reuters, Milliyet - 14/03/10)