14/03/2010
ATHINË, Greqi -- Presidenti Karolos Papoulias u betua të premten (12 mars) për një mandat të dytë gjatë një ceremonie inagurimi në parlament e ndjekur nga kryeministri Jorgos Papandreu dhe të gjithë 300 ligjbërësit. Papulias, 81 vjeç, u zotua për të mbrojtur kushtetutën dhe ligjet e vendit, pavarësinë dhe integritetin e saj, dhe për të punuar për mirëqenien dhe interesat e të gjithë grekëve. Duke pranuar krizë e rëndë financiare, ai tha: "Përpara është një rrugë e gjatë dhe një detyrë e rëndë, por unë shpresoj se populli grek do të jetë në gjendje ta shohi atë me guxim." (Kathimerini - 13/03/10; ANA-MPA, Xinhua, DPA - 12/03/10)