14/03/2010
ANKARA, Turqi -- Ministri i Drejtësisë Sadullah Ergin njoftoi të shtunën (13 mars) se qeveria do të paraqesi në parlament një paketë të propozuar amendamentesh kushtetuese gjatë shtatë deri në dhjetë ditëve të ardhshme. Ndryshimet parashikojnë të kufizojnë të drejtat e gjyqtarëve, ndryshime në mënyrën se si gjyqtarët dhe prokurorët publik zgjidhen, dhe procedura më rigoroze të kërkuara për ndalimin e partive politike. Qeveria filloi nismën e saj pasi Gjykata Kushtetuese gati ndaloi vitin e kaluar partinë pro-islamike në pushtet për drejtësi dhe zhvillim, e dyshuar se është përpjekur të dëmtojnë karakterin laik të Turqisë. (Hurriyet, Bloomberg - 14/03/10; Reuters, World Bulletin - 13/03/10)