14/03/2010
BEOGRAD, Serbi -- Prokurorët e krimeve të luftës njoftuan të shtunën (13 mars) se po hetojnë 26 persona të dyshuar për kryerje të krimeve kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Nëntë persona të tjerë u arrestuan në Serbi të premten për këto krime lufte, veçanërisht plaçkitjen dhe vrasjen e mbi 200 shqiptarëve në majin e vitit 1999 në fshatrat pranë Peç, në pjesën perëndimore të Kosovës. 26 janë të dyshuar për vrasjen e 41 njerëzve në një fshat në 14 maj 1999. Të gjithë të dyshuarit ishin anëtarë të një njësie paraushtarake serbe e quajtur Cakali ose oficerët rezervistë të policisë. (AFP - 13/03/10, AFP, B92, AP, VOA, DPA - 12/03/10)