Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Serbia dhe Maqedonia zotohen të bashkëpunojnë kundër kërkuesve të azilit

14/03/2010

SHKUP, Maqedoni -- Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe homologu i saj serb Ivica Daçiç u zotuan të premten (12 mars) të rrisin bashkëpunimin kundër një valë të azilkërkuesve nga vendet e tyre duke u përpjekur të lëvizin në vendet anëtare të BE-së. "Ne do të hetojmë së bashku nëse ka gjurmë që të çojnë në gjurmët e krimit të organizuar në këtë proces," tha Daçiç pas takimit me Jankullovska në Shkup. Një autobuz i mbushur me maqedonas dhe serbë që kërkonin azil në Belgjikë u kthyehen në shtëpi të enjten. Grupi u ekstradua se ka shkelur regullat e udhëtimit pa viza në BE. Një valë qytetarësh maqedonas dhe serb kanë kërkuar azil në Belgjikë dhe Suedi që kur dy vendeve ballkanike ju dha udhëtim pa viza në BE në dhjetor. Shumica përmendën arsyet ekonomike për kërkesat e tyre, një argument që autoritetet në Belgjikë e kanë refuzuar në vazhdimësi. (AFP, MIA, Xinhua, Tanjug, B92 - 12/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes