14/03/2010
BEOGRAD, Serbi -- Një grup nacionalist i quajtur 1389 vendosoi të premten (12 mars) postera në nderim të të kërkuarit për krime lufte Ratko Mlladiç përgjatë një rruge në qendër të Beogradit. Posterat, të cilat lexonin "Bulevardi i Ratko Mlladiç", u vendosën mbi shenjat ekzistuese përgjatë një rruge që ka emrin Zoran Gjingjiç, presidenti i parë pro-demokratik i Serbisë, në përvjetorin e shtatë të vrasjes së Gjinxhiç. Posterat u hoqën menjëherë pasi ata u shfaqën. (AP, B92, Blic, Mondo, Studio B - 12/03/10)