Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Anëtar i presidencës së BiH kërcënon të largohet për shkak të Ganiq

14/03/2010

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BiH) -- Anëtari serb i presidencës Nebojsha Radmanoviç kërcënoi të premten (12 mars) se ai dhe serbë të tjerë mund të lënë qeverinë për shkak të mbështetjes boshnjake për ish-anëtarin e presidencës Ejup Ganic. Ganiq u arrestua më 1 mars në aeroportin Heathrow të Londrës, duke u bazuar në një urdhër të lëshuar nga Beogradi. Ai më vonë u lirua me kusht, në pritje të një seanca dëgjimi për ekstradim muajin e ardhshëm. Serbia do që të ndjekë penalisht Ganiq në lidhje me një sulm të majit 1992 në Sarajevë kundër një konvoji të Ushtrisë Kombëtare Jugosllave, që la të vdekur më shumë se 40 ushtarë. Anëtari boshnjak i presidencës Haris Silajxhiç kritikoi hapur Mbretërinë e Bashkuar për keqtrajtimin e dyshuar të Ganiq kur ai ishte nën arrest, pastaj fluturoi për në Londër për të treguar mbështetjen e tij për ish-presidentin. Ndërsa atje, Silajxhiç u takua me sekretarin e jashtëm britanik David Miliband dhe i kërkoi atij që të kërkojë ndjesë për mënyrën se si u trajtua Ganiq. Radmanoviç tha të premten se Silajxhiç nuk ishte këshilluar me dy anëtarët e tjerë të presidencës tre-palëshe para fluturimit në Londër. (AP, B92, Beta, SRNA, AFP - 12/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes