12/03/2010
TIRANE, Shqipëri -- Me një votim unanim të enjten (11 mars) parlamenti miratoi një rezolutë mbi liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në vendet e BE. Dokumenti i kërkon Brukselit që të përfundojë procesin e liberalizimit këtë vit. Ligjvënësit e Partisë Socialiste (PS) morrën pjesë në seancë dhe votuan në lidhje me këtë, duke qortuar zyrtarët qeveritarë që i kanë akuzuar ata për pengim të lëvizjes së lirë të shqiptarëve. PS kohët e fundit i dha fund një bojkoti gjashtë mujor parlamentar mbi ato që ajo i konsideron si zgjedhje të manipuluara në qershor 2009. (Top Channel, VoA, Lajmifundit, Alsat - 11/03/10)