11/03/2010
STRASBURG, Francë -- Anëtarët e Partisë së Socialistëve Europianë (PES) shprehën mbështetje të mërkurën (10 mars) për përpjekjet e Partisë Socialiste (PS) të opozitës së Shqipërisë për të hetuar zgjedhjet e përgjithshme të 2009. Udhëheqësi i PS Edi Rama ishte në Strasburg për t'u takuar me zyrtarë të PES dhe anëtarë të lartë të Parlamentit Europian, duke shpjeguar se "dua të theksoj rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe transparencën e tyre." Ai shtoi se Shqipëria duhet të ndalë manipulimin e zgjedhjeve një herë e përgjithmonë. Ai bëri thirrje gjithashtu për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë.
PES përshëndeti vendimin e PS për t'i dhënë fund një bojkoti gjashtë mujor dhe për t'u kthyer në parlament muajin e kaluar. Ajo i kërkoi gjithashtu qeverisë shqiptare që të bëjë pjesën e saj dhe të lejojë një komision për të shqyrtuar zgjedhjet e diskutuara. Që nga kthimi, PS është përqëndruar vetëm në çështje që i interesojnë asaj. (BBC, Top Channel, Shekulli, Ora News - 10/03/10)