10/03/2010
BUKURESHT, Rumani -- Kryeministri Emil Bok i dha të martën (9 mars) dritë të gjelbër hapjes së të gjitha dokumenteve të mbetur lidhur me revolucionin kundër komunizmit të 1989. Deri tani ato kanë qenë klasifikuar si sekretë. Bok thotë se masa do të ndihmojë që të dalë e vërteta rreth asaj që ndodhi në revoltën e përgjakshme, e cila rrëzoi diktatorin Nikolae Çaushesku. Ministria e mbrojtjes do të hapë rreth 8,000 faqe dokumente për publikun. (AP, Gandul, Adevarul - 10/03/10; Mediafax, Hotnews.ro - 09/03/10)