10/03/2010
ANKARA, Turqi -- Një gjykatë në Stamboll dënoi të martën (9 mars) një artist britanik për botimin e një karikature që gjykohet se fyen Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan. Majkëll Dikinson, 59 vjeç, që ka jetuar në Turqi për 20 vitet e fundit, e vizatoi Erdogan si një qen me flamurin e SHBA si zinxhirin e tij. Gjykata e dënoi atë që të paguajë një gjobë prej 4,500 dollarë në vend që të vuajë kohë në burg. (AFP, BBC - 09/03/10)