10/03/2010
TIRANE, Shqipëri -- Kreu i zyrës së FMN në Shqipëri, Gervin Bell tha të martën (9 mars) se vendi arriti një ecuri ekonomike të rëndësishme më 2009, duke e trajtuar mirë krizën ekonomike botërore. Sipas Fondit, ekonomia shqiptare u rrit me 3% vitin e kaluar, një shenjë që Bell e përgëzoi. Zyrtari i FMN parashikoi se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të zgjerohet, ndonëse në një normë më të ngadaltë këtë vit. (Ora News, VoA, Top Channel, Alsat - 09/03/10)