Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Belgjika do të riatdhesojë grupin e parë të azil kërkuesve

10/03/2010

BEOGRAD, Serbi -- Të martën (9 mars) Sekretari i Shtetit për Azilin Melçior Vathelet u tha autoriteteve në bashkitë jugore të Preshevës dhe Bujanovcit se shtetasve serbë nuk do t'u jepet azil për arsye ekonomike. Ai shtoi se grupi i parë i azil kërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia do të dërgohen në vendin e tyre të mërkurën. Sipas të dhënave zyrtare, 58 shtetas serbë bënë kërkesë për azil në Belgjikë në janar, pasuar nga 330 në shkurt. Shumica e tyre janë shqiptarë etnikë nga Serbia e jugut. Shtetasit serbë kanë udhëtuar lirisht brenda BE pa viza që nga dhjetori. Vathelet theksoi se një mënyrë për të ndaluar njerëzit për të kërkuar azil është të investohet në ekonomitë e rajoneve të tyre. (B92, Beta, Blic - 09/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes