10/03/2010
SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Këshilli i Ministrave emëroi Himzo Selimoviç si kreun e Drejtorisë për Bashkërendimin e Organizmave Policorë dhe Urosh Pena e Mile Juriç si zëvendës të tij të martën (9 mars). Kryeministri Nikola Spiriç tha se duke bërë kështu, BiH ka përmbushur kushtin e fundit të planit për liberalizimin e vizave për në BE. Vendi shpreson që të përfshihet në rregjimin pa viza të BE që nga korriku. Qeveria caktoi anëtarët e grupit të punës që do të hartojë ndryshimet për kushtetutën dhe ligjin zgjedhor, në përputhje me një vendim të kohëve të fundit nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. (Dnevni Avaz, RTRS, BHRT - 09/03/10)