10/03/2010
BUKURESHT, Rumani -- Zyra Kombëtare e Prokurorëve Kundër Korrupsionit i kërkoi të martën (9 mars) Ministrit të Drejtësisë Katalin Predoiu që të lejojë arrestimin e një ligjvënësi të opozitës. Sipas procedurave, Predoiu duhet të njoftojë parlamentin për kërkesën. Anëtari i Partisë Social Demokratike Katalin Voiku dyshohet të ketë marrë 260,000 euro në rryshfete nga një tregtar për t'i përdorur për të paguar gjyqtarët. Rryshfetet dyshohet se janë marrë ndërmjet korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar. Voiku i mohon akuzat. (Ziare, Cotidianul, Evenimentul Zilei - 10/03/10; AP, Hotnews.ro, Realitatea - 09/03/10)