Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Tre të dyshuar në rastin e grabitjes së varrit në Qipro

10/03/2010

NIKOZIA, Qipro -- Policia njoftoi të martën (9 mars) se ka arrestuar dy persona në lidhje me vjedhjen e trupit të Presidentit të ndjerë Tasos Papadhopulos, së bashku me një të tretë që ndërkohë ishte në burg për krime të tjera. Kufoma, e vjedhur në dhjetor, u gjet të hënën pranë një varreze në Nikozia. Policia thotë se motivi ishte shpërblimi, që familja nuk pranoi të paguajë. Të tre të dyshuarit janë përshkruar si një indian me pasaportë të fallsifikuar bullgare, një i burgosur Andonis Prokopiu Kitas, që shërben një dënim të përjetshëm në burgun qendror të Nikozisë për vrasje në seri dhe një i afërm i Kitas. Hetuesit besojnë se Kitas e orkestroi krimin nga qelia e tij. (CNA, AFP - 09/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes