10/03/2010
ANKARA, Turqi -- Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se Turqia nuk do të kthejë ambasadorin e saj në Ushington derisa të ketë një sinjal të qartë mbi të ardhmen e të ashtuquajturit projekt-ligj i "genocidit armen". Ankaraja e tërhoqi Ambasadorin Namik Tan për këshillime të menjëhershme pasi Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve e miratoi projekt-ligjin më 4 mars. "SHBA nuk duhet të humbasë një partner strategjik si Turqia për shkak të kësaj çështje," u tha Erdogan gazetarëve në Rijad, ku është për vizitë. (AFP, Reuters, Anadolu news agency - 09/03/10)