10/03/2010
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Sekretarja e Sigurimit Kombëtar Zhanet Napolitano njoftoi të martën (9 mars) se Greqia është shtuar në listën e vendeve shtetasit e të cilëve nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Ajo e vlerësoi gatishmërinë e autoriteteve greke për të forcuar sigurinë e transportit ajror. Shtetasit grekë do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza brenda 30 ditëve. (AFP, ITAR-TASS, ANA-MPA - 09/03/10)