Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Papandreu thotë se SHBA mbështet përpjekjet greke

10/03/2010

UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Kryeministri grek Jorgo Papandreu tha të martën (9 mars) se Presidenti i SHBA Barak Obama mbështet kërkesën e tij për masa të forta kundër spekullantëve që mund të jenë pjesërisht përgjegjës për krizën ekonomike të Greqisë. Ai tha se udhëheqës të tjerë, duke përfshirë Presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel kanë treguar gjithashtu se nuk do të lejojnë që stabiliteti i zonës euro të dëmtohet. Çështja e fondeve të administrimit të rrezikut do të shtrohet në takimin e ardhshëm të G20, shtoi Papandreu.

Tema të tjera të diskutuara në takimin në Shtëpinë e Bardhë midis Obamës dhe Papandreut përfshinë iniciativën e Greqisë që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me BE deri më 2014 dhe marrëdhëniet midis Athinës dhe Ankarasë.

Në lajme lidhur me këtë, Presidenti i Komisionit Europian (KE) Hoze Manuel Barrozo tha të martën se KE do të godasë tregtinë spekullative, duke treguar se komisioni po punon mbi idenë e një Fondi Monetar Europian (EMF), të ngjashëm me FMN, për të parandaluar paqëndrueshmërinë në zonën euro. "Komisioni po punon aktivisht me anëtarët e zonës së euros për të modeluar një mekanizëm që Greqia mund t'a përdorë në rast nevoje," tha Barroso në Strasburg.

Kryetari i Grupit Euro Zhan-Klod Junker, megjithatë, po këshillon se EMF e propozuar nuk është ilaç çudibërës. "Kjo nuk është një zgjidhje për Greqinë, që është një problem që duhet të zgjidhet në një kohë të shkurtër," u tha ai gazetarëve pas një takimi të martën me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Fondi i propozuar nuk do të krijojë një mundësi për vendet që nuk e marrin seriozisht disiplinën buxhetore, shtoi ai. (Financial Mirror - 10/03/10; BBC, AFP, Deutsche Welle, Bloomberg, Xinhua, Reuters, ANA-MPA, ERT - 09/03/10)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes