09/03/2010
HAKARI, Turqi -- Një ushtar u vra dhe tre u plagosën në një shpërthim bombe në provincën juglindore të Hakarit të martën (9 mars). E njëjta gjë ndodhi të hënën, kur një bombë shpërtheu në të njëjtin rajon ndërsa kalonte një autokolonë. Forcat vendase të sigurisë fajësojnë Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit. (DHA, Hurriyet - 09/03/10; TRT, Xinhua, Hurriyet, CNN Turk - 08/03/10)