09/03/2010
STAMBOLL, Turqi -- Policia arrestoi një njeri që u përpoq të hyjë me forcë në Ambasadën ukrainase në Stamboll të martën (9 mars). 29-vjeçari që mbante një armë dhe një paisje shpërthyese të bërë vetë, u qëllua dhe u plagos jashtë ambasdës në qarkun Bakirkoi të pjesës europiane të qytetit. Forcat e sigurisë larguan njerëzit nga ndërtesat aty pranë. Sipas guvernatorit të Stambollit Muamer Guler, personi kishte patur probleme të brendshme në Ukrainë. (AFP, Reuters, BBC, Hurriyet, CNN Turk, NTV - 09/03/10)