09/03/2010
NIKOZIA, Qipro -- Ministria e drejtësisë njoftoi të martën (9 mars) se motivi pas vjedhjes së trupit të Presidentit të ndjerë Tasos Papadhopulos ishte shpërblimi, që familja nuk pranoi të paguajë. Policia e gjeti trupin të hënën, tre muaj pasi ishte vjedhur nga varri i tij në Nikozia. Një analizë e DNA ka konfirmuar se eshtrat janë të tij. Policia e gjeti trupin disa kilometra nga varreza ku ishte varrosur presidenti i ndjerë. Informacionin e dha një telefonues anonim. (ANA-MPA, ERT, CNA - 09/03/10; AP, BBC - 08/03/10)