09/03/2010
PRISHTINE, Kosovë -- Pas një takimi të hënën (8 mars), qeveria njoftoi krijimin e gjashtë grupeve të punës për të zbatuar strategjinë për Kosovën e veriut të mbizotëruar nga serbët. Grupet do të përfshijnë anëtarë të qeverisë, Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe EULEX. Grupet do të punojnë mbi shtetin e së drejtës, kthimin e të larguarve, pajtimin dhe nisjen e dialogut, zhvillimin social-ekonomik të rajonit, reformën e administratës vendore, forcimin e shërbimit publik dhe komunikacionit. (Koha Ditore, Express, Kosova Sot, Lajm - 09/03/10)