09/03/2010
ATHINE, Greqi -- Protesta të tjera janë planifikuar këtë javë kundër paketës shtrënguese të qeverisë, e cila ka për qëllim të shkurtojë shpenzimet ndërsa rrit të ardhurat. Zyrtarët e taksave iu bashkuan një greve mbarë kombëtare të hënën (8 mars), ashtu siç bënë muajin e kaluar. Gjykatat po mbyllen për disa orë në ditë gjithë javën dhe një protestë e stërmadhe, e organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, GSSE dhe ADEDY, është caktuar për të enjten. (Focus - 09/03/10; ANA-MPA - 08/03/10)