09/03/2010
BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioneri i Çështjeve Ekonomike dhe Monetare i BE Olli Rehn ka në plan që të informojë të martën (9 mars) Komisionin Europian (KE) rreth një propozimi për të krijuar një variant të BE të FMN. Zëdhënësi i Rehn, Amadeu Altafaj Tardio tha se propozimi ka për qëllim të "forcojë bashkërendimin ekonomik dhe vëzhgimin e vendeve" anembanë Europës, veçanërisht në zonën euro, e tronditur së fundmi nga kriza financiare e Greqisë. Në një intervistë të hënën me Financial Times Deutschland, Rehn shpjegoi se dhënia e ndihmës financiare nëpërmjet kredive apo garancive nga një instrument i tillë do të përfshijë "kushte të rrepta". (AFP, Financial Times - 08/03/10)