09/03/2010
SOFJE, Bullgari -- Mjekët në dy qytete dolën në grevë të hënën (8 mars) pasi ministria e shëndetësisë nuk i pagoi ata për punën në janar. Veprimi u përhap në qytezat dhe qytetet e tjerë, duke përfshirë Sofjen, të martën. Protestuesit këmbëngulin gjithashtu për reformat e kujdesit shëndetësor, veçanërisht procesin e referimit të pacientëve për trajtimin e mëpasshëm. Në një pvrpjekje për trajtimin e çështjes, Kryeministri Bojko Borisov njoftoi të hënën se qeveria ka ndërmend të rrisë kontributet e sigurimit shëndetësor me 2 deri në 10% sa më parë që të jetë e mundur, në vend të vitit të ardhshëm, sipas planifikimit. Buxheti i kujdesit shëndetësor është pakësuar me rreth 14% këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. (Focus - 09/03/10; BNT, Standart - 08/03/10)