09/03/2010
TIRANE, Shqipëri -- Nëntë emigrantë të paligjshëm shqiptarë u arrestuan nga policia kufitare greke të dielën (7 mars) pasi kishin mbetur në dëborën e madhe. Pas kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme, të nëntë ata u gjetën të bllokuar e pa ushqim dhe përfunduan duke i telefonuar policisë për ndihmë. Të shpëtuar nga autoritetet greke, grupi pastaj iu transferua policisë shqiptare të hënën. (VoA, Koha Jone, Shekulli, Lajmifundit - 08/03/10)