09/03/2010
TIRANE, Shqipëri -- Ambasadori i SHBA Xhon Uithers vlerësoi të hënën (8 mars) punën e Kryeprokurores së Përgjithshme Ina Rama, duke thënë se ajo ka mbrojtur si integritetin e saj, ashtu edhe pavarësinë e zyrës përballë presionit politik. Sipas Uithers, Rama është ndeshur me sulme nga grupe politikë, shpesh të botuara në shtyp, që e kritikuan atë për bërjen e punës së saj. Ajo shpesh herë është sulmuar që nga emërimi i saj në nëntor 2007, e sulmuar si nga qeveria e Kryeministrit Sali Berisha, ashut edhe nga opozita, pas nisjes së hetimeve të nivelit të lartë kundër atyre në rradhët më të larta të pushtetit. (News 24, Top Channel, Telegrafi, Balkan Insight - 08/03/10)