09/03/2010
ROME, Itali -- Ministri i Jashtëm Franko Fratini thotë se BE duhet të heqë kërkesat për viza për Bosnjë dhe Herzegovinën (BiH) siç bëri për vendet e tjerë të Ballkanit. Duke iu drejtuar një forumi ndërkombëtar në Gorizia, mbi zhvillimin e rajonit adriatik-ballkanik të hënën (8 mars), Fratini e përshkroi BiH si një përparësi për Italinë dhe BE. Ai theksoi se 15 vjet pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, vendi duhet të jetë më pranë bllokut. (Tanjug, Dnevni Avaz, ANSA - 08/03/10)