09/03/2010
BEOGRAD, Serbi -- Zvicra do të japë 40 milionë euro gjatë tre viteve të ardhshëm për të mbështetur përpjekjet e integrimit të Serbisë në BE, tha të hënën (8 mars) Ambasadori zviceran në Beograd Ervin Hofer. Në përshkrimin e strategjisë së Zvicrës të 2010-2013 për bashkëpunimin me Serbinë, Hofer vuri në dukje se përparësi për Beogradin është që të përgatitet për t'u bashkuar me BE. Fondet do të caktohen për programe që kanë për qëllim përmirësimin e konkurrencës ekonomike dhe përfshirjen shoqërore të pakicave dhe grupeve të mbetur mënjanë. (Beta, B92, Tanjug - 08/03/10)